Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Cilësi dhe barazi në arsim”

Ligji nr. 9603, datë 28 korrik 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9603
Data e miratimit
28 korrik 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 21 gusht 2006
Hyn në fuqi
5 shtator 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2006-08-21

LIGJ

Nr.9603, datë 28.7.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “CILËSI DHE BARAZI NË ARSIM””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Cilësi dhe barazi në arsim””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5023, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIMI

MARRËVESHJE e datës _______ 2006 ndërmjet Shqipërisë (Marrësi) dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (Shoqata). Marrësi dhe Shoqata janë marrë vesh për sa më poshtë:

Neni 1

Kushte të përgjithshme; përkufizime

Seksioni 1.01 Kushtet e përgjithshme (siç janë përcaktuar në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë një pjesë integrale të kësaj Marrëveshjeje.

Seksioni 1.02 Përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe, termat e përcaktuar në Marrëveshjen e financimit kanë kuptimin përkatës që iu është dhënë në kushtet e përgjithshme apo në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.

Neni 2

Financimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.