Për ratifikimin e “Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e kontrollit të gripit të shpendëve dhe përgatitjes për parandalimin e pandemisë humane”
Ligji nr. 9611, datë 18 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9611
- Data e miratimit
- 18 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 29 shtator 2006
- Hyn në fuqi
- 14 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2006-09-29
LIGJ
Nr.9611, datë 18.9.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E KONTROLLIT TË GRIPIT TË SHPENDËVE DHE PËRGATITJES PËR PARANDALIMIN E PANDEMISË HUMANE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e kontrollit të gripit të shpendëve dhe përgatitjes për parandalimin e pandemisë humane”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5036, datë 26.9.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE FINANCIMI
NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR
Marrëveshje e datës______2006, ndërmjet Shqipërisë (“Përfituesit”) dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (“Shoqata”). Përfituesi dhe Shoqata bien dakord si më poshtë:
Neni 1
Kushte të përgjithshme; përkufizime
1.01. Kushtet e përgjithshme (siç parashikohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) përbëjnë një pjesë integrale të kësaj Marrëveshjeje.
1.02. Nëse konteksti nuk e kërkon ndryshe, termat me germa kapitale të përdorura në Marrëveshjen e Financimit kanë kuptimin që u jepet në kushtet e përgjithshme ose në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.