Për një shtesë në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar
Ligji nr. 9609, datë 18 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9609
- Data e miratimit
- 18 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9609, datë 18.9.2006
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pas shkronjës “b” të nenit 3 të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar, shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) Procedurat e këtij ligji nuk zbatohen për prokurimin e shkëmbimit e të shitjes së energjisë
elektrike te furnizuesit, vendas e të huaj.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5059, datë 4.10 .2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.