Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e UNESCO-s “Për mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve të kulturave”
Ligji nr. 9613, datë 21 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9613
- Data e miratimit
- 21 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 110, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9613, datë 21.9.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E UNESCO-S “PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN E LARMISË SË SHPREHJEVE TË KULTURAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e UNESCO-s “Për mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve të kulturave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5062, datë 4.10.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN E LARMISË SË SHPREHJEVE KULTURORE
Paris, 20 tetor 2005
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Edukative, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara, mbledhur në Paris nga data 3 deri në 21 tetor 2005 në sesionin e saj të 33-të:
duke pohuar që larmia kulturore është një karakteristikë përcaktuese e njerëzimit;
e ndërgjegjshme që larmia kulturore krijon një trashëgimi të përbashkët të njerëzimit dhe që duhet të zhvillohet dhe ruhet për të mirën e të gjithëve;
me vetëdije që larmia kulturore krijon një botë të pasur dhe të larmishme, e cila rrit gamën e zgjedhjeve dhe ushqen kapacitetet dhe vlerat e njeriut dhe për rrjedhojë është një forcë shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetet, popujt dhe kombet;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.