Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore
Ligji nr. 9614, datë 21 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9614
- Data e miratimit
- 21 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 110, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9614, datë 21.9.2006
PËR CERTIFIKATAT ELEKTRONIKE TË GJENDJES GJYQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për administrimin e regjistrit të gjendjes gjyqësore nëpërmjet rrugës elektronike.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Regjistër i gjendjes gjyqësore” është regjistri shkresor i gjendjes gjyqësore, regjistri themeltar elektronik i gjendjes gjyqësore dhe regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore.
2. “Regjistër shkresor i gjendjes gjyqësore” është hedhja e të dhënave me shkrim në regjistër, sipas përcaktimeve të neneve 481 e në vazhdim të kreut III të Kodit të Procedurës Penale e që në vijim do të quhet “regjistri shkresor”.
3. “Regjistër themeltar elektronik i gjendjes gjyqësore” është banka elektronike e të dhënave për dënimet penale dhe rehabilitimin, të nxjerra në bazë të vendimeve penale të formës së prerë të gjykatave shqiptare, për shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, ku përpunohen të dhënat në mënyrë automatike dhe shkresore, duke garantuar ruajtjen, përpunimin dhe mosndërhyrjen në këtë sistem pa autorizimin përkatës. Regjistri i mësipërm nuk është on-line dhe në vijim do të quhet “regjistri themeltar elektronik”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.