Për ratifikimin e “Konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Koresë për shmangien e tatimeve të dyfishta, për tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”
Ligji nr. 9615, datë 27 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9615
- Data e miratimit
- 27 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 112, 25 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2006-10-25
LIGJ
Nr.9615, datë 27.9.2006
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KORESË PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA, PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Koresë për shmangien e tatimeve të dyfishta, për tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5087, datë 13.10.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KORESË PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA, LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Koresë,
duke dëshiruar, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm dhe lehtësimin e marrëdhënieve të tyre ekonomike, të përfundojnë një konventë për shmangien e tatimeve të dyfishta, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe për parandalimin e evazionit fiskal,
kanë rënë dakord për sa vijon:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.