Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 9625, datë 16 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9625
- Data e miratimit
- 16 tetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 17 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2006-11-17
LIGJ
Nr.9625, datë 16.10.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8618, DATË 14.6.2000 “PËR
TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 24 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 24
Ruajtja dhe administrimi i të dhënave për qëllime të ndjekjes penale
Pavarësisht nga neni 22 i ligjit, për qëllime të gjurmimit e parandalimit të veprave penale dhe të
procedimit penal, operatori publik i telekomunikacioneve detyrohet të ruajë dhe të administrojë, për një afat
dyvjeçar, skedarët e të dhënave për përdoruesit e shërbimeve të tij.
Skedarët e të dhënave për përdoruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit duhet të mbajnë të
dhëna që mundësojnë:
a) identifikimin e përdoruesve të shërbimeve publike të telekomunikacionit, duke siguruar marrjen dhe
regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;
b) identifikimin e tipit të pajisjes fundore, të përdorur gjatë komunikimeve;
c) përcaktimin e datës, orës dhe kohëzgjatjes së komunikimeve.
Këta skedarë duhet t’u vihen në dispozicion, edhe në formë elektronike, autoriteteve që përcakton Kodi
i Procedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre.”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.