Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare kundër dopingut në sport, 2005
Ligji nr. 9623, datë 16 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9623
- Data e miratimit
- 16 tetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 17 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2006-11-17
LIGJ
Nr.9623, datë 16.10.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
KUNDËR DOPINGUT NË SPORT, 2005
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare kundër dopingut në sport, 2005.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5097, datë 2.11.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
KONVENTA NDËRKOMBËTARE
KUNDËR DOPINGUT NË SPORT, 2005
Paris, 19 tetor 2005
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Kulturore, Shkencore dhe Arsimore e Kombeve të
Bashkuara, që këtu quhet “UNESCO”, që mbahet në Paris nga 3 deri 21 tetor 2005, në sesionin e saj të
33-të:
- duke pasur parasysh se qëllimi i UNESCO -s është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë
duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet kombeve me anë të arsimit, shkencës dhe kulturës;
- duke iu referuar instrumenteve ekzistuese ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e
njeriut;
- duke ditur rezolutën 58/5 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara më 3 nëntor 2003, në lidhje me sportet, si një mjet për nxitjen e arsimit, shëndetit,
zhvillimit dhe paqes, siç është paragrafi 7 i saj;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.