Për disa shtesa në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar
Ligji nr. 9626, datë 16 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9626
- Data e miratimit
- 16 tetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 17 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2006-11-17
4717
LIGJ
Nr.9626, datë 16.10.2006
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003
“PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas pikës 35 të nenit 2 shtohet pika 35/1 me këtë përmbajtje:
“35/1. Shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike, në kuptim të këtij ligji, është marrëdhënia juridike
midis palëve, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil.”.
Neni 2
Pas shkronjës “k” të nenit 8 shtohet shkronja “l” me këtë përmbajtje:
“1) miraton rregullat dhe procedurat, sipas të cilave bëhen shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike te
furnizuesit vendas e të huaj, kur e kërkon situata energjetike.”.
Neni 3
Pas nenit 65 shtohet neni 65/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 65/1
Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton
rregullat dhe procedurat, sipas të cilave bëhen shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike për shoqëritë publike që
kryejnë këto veprime.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5100, datë 2.11.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.