Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes shumëpalëshe “Për ngritjen e një rrjeti hekurudhor, të performancës së lartë, në Europën Juglindore””

Ligji nr. 9620, datë 16 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9620
Data e miratimit
16 tetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 118, 17 nëntor 2006
Hyn në fuqi
2 dhjetor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2006-11-17

LIGJ

Nr.9620, datë 16.10.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SHUMËPALËSHE “PËR NGRITJEN E NJË RRJETI

HEKURUDHOR, TË PERFORMANCËS SË LARTË, NË EUROPËN JUGLINDORE””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja shumëpalëshe “Për ngritjen e një rrjeti hekurudhor, të performancës së lartë,

në Europën Juglindore””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5094, datë 2.11.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

MARRËVESHJA

MBI NGRITJEN E NJË RRJETI HEKURUDHOR TË PERFORMANCËS SË LARTË NË EUROPËN

JUGLINDORE

(ATHINË, 27 JANAR 2006)

Ministrat përgjegjës për bashkërendimin e aktivitetit të transportit në vendet e procesit të

bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), këtu e tutje të referuara si “Palët”:

- të ndërgjegjshëm që një sistem transporti efikas është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe social të

Europës Juglindore;

- me dëshirën për të shfrytëzuar avantazhet e natyrshme të hekurudhës mbi llojet e tjera të transportit

për lloje të caktuara të udhëtimit dhe për të përmbysur rënien në pjesët modale që transporti hekurudhor ka

pësuar në dekadat e fundit;

- të vetëdijshëm që rrjeti aktual hekurudhor vuan nga një shpejtësi e ulët përfituese (60 km/h), kapacitet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.