Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të SANT’EGIDIO-s për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri”
Ligji nr. 9628, datë 30 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9628
- Data e miratimit
- 30 tetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 24 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2006-11-24
LIGJ
Nr.9628, datë 30.10.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT TË SANT’EGIDIO-S PËR SELINË DHE VEPRIMTARINË E KËTIJ KOMUNITETI NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant’Egidio-s për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5114, datë 20.11.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT SANT’EGIDIO NË LIDHJE ME SELINË DHE AKTIVITETIN E KËTIJ KOMUNITETI NË SHQIPËRI
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (më tej referuar si Pala Shqiptare) dhe Komuniteti i Sant’Egidio, me seli qendrore në Romë (më tej referuar si Komuniteti):
duke njohur rëndësinë e veprimtarisë së organizatave dhe institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter publik dhe privat në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe me synimin për nxitjen e kulturës dhe pjesëmarrjes demokratike dhe solidaritetit ndërkombëtar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.