Ligj

Për faktoringun

Ligji nr. 9630, datë 30 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 11 dhjetor 2008.

Numri
9630
Data e miratimit
30 tetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 24 nëntor 2006
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2006-11-24

LIGJ

Nr.9630, datë 30.10.2006

PËR FAKTORINGUN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet e palëve në një kontratë faktoring si

dhe kalimin e kredive të llogarisë klient.

2. Për ato çështje që nuk rregullohen nga ky ligj, palët e kontratës faktoring dhe

marrëdhëniet juridike, që lindin ndërmjet tyre, do t’u nënshtrohen dispozitave përkatëse të

legjislacionit në fuqi.

Neni 2

Kontrata faktoring

1. Kontrata faktoring, për qëllimin e këtij ligji, quhet kontrata e lidhur me shkrim

ndërmjet furnizuesit dhe faktorit, nëpërmjet së cilës:

a) furnizuesi mund t’i shesë apo i shet faktorit kredi të llogarisë klient, që ekzistojnë në

çastin e lidhjes së kontratës faktoring dhe/ose që mund të krijohen më pas, të cilat kanë lindur

dhe/ose do të lindin nga kontrata për shitjen e sendeve dhe/ose shërbimeve, të lidhur a ndërmjet

furnizuesit dhe klientëve të tij, debitorëve, duke përjashtuar ato për shitjen e sendeve dhe/ose

shërbimeve, që blihen për përdorim personal, familjar ose shtëpiak;

b) faktori kryen të paktën dy nga veprimet e mëposhtme:

i) financon furnizuesin, duke përfshirë parapagimet;

ii) mban llogaritë, që lidhen me kreditë e llogarisë klient;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 11 dhjetor 2008 · 10029 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006 “PËR FAKTORINGUN

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.