Ligj

Për artin skenik

Ligji nr. 9631, datë 30 tetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9631
Data e miratimit
30 tetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 24 nëntor 2006
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2006-11-24

LIGJ

Nr.9631, datë 30.10.2006

PËR ARTIN SKENIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton parimet e përgjithshme, rregullat e organizimit, të funksionimit, realizimit

dhe financimit të artit skenik, si dhe të drejtat e detyrimet e subjekteve, që kanë për objekt

veprimtarie artin skenik.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i krijimtarisë e i veprimtarisë së

subjekteve të artit skenik për krijimin, ekzekutimin dhe kultivimin e veprave e të gjinive skenike.

Neni 3

Subjektet dhe fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për të gjithë personat fizikë e jur idikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë

veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shfaqjes së veprës artistike skenike në territorin e

Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Art skenik” është përfshirja e gjinive, të cilat gërshetojnë në strukturën e tyre arte të

ndryshme dhe që janë të destinuara, detyrimisht, të shfaqen për publikun në skena të hapura ose të

mbyllura.

2. “Teatër” është hapësira ku zhvillohet dhe ajo çka ndodh në shfa qje, e gjallë dhe e

drejtpërdrejtë, ndërmjet artistit dhe spektatorit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.