Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit
Ligji nr. 9636, datë 6 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 korrik 2024.
- Numri
- 9636
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 27 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 27 maj 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2006-11-27
LIGJ
Nr.9636, datë 6.11.2006
PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji janë:
a) përcaktimi i masave për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e publikut nga dëmet nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre;
b) përcaktimi i masave, që krijojnë premisa për ndërgjegjësimin e publikut për dëmet e duhanit dhe garantimin e një informimi efektiv dhe të vazhdueshëm të përdoruesve të produkteve të duhanit për këto dëme;
c) përcaktimi i masave për të parandaluar fillimin, për të nxitur dhe mbështetur ndërprerjen e përdorimit dhe për të ulur konsumin e prodhimeve të duhanit.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Produkte duhani” janë produkte të prodhuara, tërësisht apo pjesërisht, nga gjethja e duhanit, si lëndë e parë dhe që përdoren për t’u tymosur, thithur, përtypur ose nuhatur.
2. “Paketë ose pako” është çdo kuti ose qese e mbyllur, që përmban produkte duhani e që shitet me pakicë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 49/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”
- 10 korrik 2014 · 76/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006, “PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, TË NDRYSHUAR
- 18 korrik 2019 · 56/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar
- 26 korrik 2024 · 92/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006. " Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit" i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.