Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 9637, datë 6 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9637
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 27 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2006-11-27
4921
LIGJ
Nr.9637, datë 6.11.2006
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8618, DATË 14.6.2000 “PËR
TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 “Përkufizime” bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë:
1. Në pikën 9 hiqet fjala “ose”.
2. Pas pikës 9 shtohet pika 9/1 me këtë përmbajtje:
“9/1. Ofrues i shërbimit të telekomunikacioneve është subjekti, të cilit i është dhënë licencë
për të ofruar shërbime publike telekomunikacionesh, duke siguruar akses në një operator publik
telekomunikacioni.”.
3. Pika 28 ndryshohet si më poshtë:
“28. Shërbimi publik telefonik është një shërbim i vlefshëm për publikun për origjinimin dhe
marrjen e thirrjeve kombëtare e ndërkombëtare dhe vijimin e thirrjeve drejt shërbimeve të emergjencës
nga një numër ose numrat e një plani kombëtar ose ndërkombëtar numeracioni.”.
Neni 2
Në nenin 48 bëhen këto shtesa:
1. Në klasën II, rreshti i parë, pas fjalës “rurale” shtohen fjalët “urbane dhe ndërurbane”.
2. Në rreshtin e tretë të paragrafit të parafundit, pas fjalës “të parapaguar” shtohen fjalët
“ofruesit e shërbimit të telekomunikacioneve”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.