Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror"
Ligji nr. 9635, datë 6 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9635
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 27 nëntor 2006
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2006-11-27
LIGJ
Nr.9635, datë 6.11.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7643, DATË 2.12.1992 “PËR
INSPEKTORATIN SANITAR SHTETËROR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, bëhen këto shtesa e
ndryshime:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”.
Neni 2
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Në Ministrinë e Shëndetësisë është organizuar dhe funksionon Inspektorati Sanitar Shtetëror,
si organi më i lartë i kontrollit sanitar. Inspektorati përbëhet nga Kryeinspektori Sanitar i Republikës
dhe inspektorët.”.
Neni 3
Pas nenit 1 të kreut I shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Shëndeti publik” është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës,
promocionit të shëndetit mendor e fizik dhe efiçencës, përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë.
Shëndeti publik është një koncept shoqëror dhe politik, që synon përmirësimin e shëndetit,
zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë popullsinë, përmes promocioni t,
parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.