Për dhomat e tregtisë dhe industrisë
Ligji nr. 9640, datë 9 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 10 prill 2008.
- Numri
- 9640
- Data e miratimit
- 9 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 6 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2006-12-06
LIGJ
Nr. 9640, datë 9.11.2006
PËR DHOMAT E TREGTISË DHE INDUSTRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë
së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Dhoma” është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, që organizohet dhe vepron sipas këtij
ligji.
2. “Bashkimi i Dhomave” është Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, që
organizohet dhe vepron sipas këtij ligji.
3. “Dhomat” janë dhomat e tregtisë dhe industrisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe
Industrisë, që organizohen dhe veprojnë sipas këtij ligji.
4. “Ministri” është ministri përgjegjës për tregtinë.
5. “Organ mbikëqyrës” është ministria përgjegjëse për tregtinë.
KREU II
DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
Neni 3
Statusi juridik dhe organizimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse.
Dhoma krijohet dhe funksionon në territorin e Republikës së Shqipërisë, në bazë qarku, me
seli në qendër të tij.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 10 prill 2008 · 9897 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9640, DATË 9.11.2006 “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE INDUSTRISË
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.