Për ratifikimin e protokollit nr.13 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat
Ligji nr. 9639, datë 9 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9639
- Data e miratimit
- 9 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 6 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2006-12-06
LIGJ
Nr.9639, datë 9.11.2006
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT NR.13 TË KONVENTËS EUROPIANE PËR
MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE PËR HEQJEN E
DËNIMIT ME VDEKJE NË TË GJITHA RRETHANAT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Protokolli nr.13 i Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive
themelore për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5129, datë 1.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
PROTOKOLL NR.13
I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, NË
LIDHJE ME HEQJEN E DËNIMIT ME VDEKJE NË TË GJITHA RRETHANAT
(VILNIUS, 3.5.2002)
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës nënshkruese,
të bindura se e drejta e çdokujt për jetën është një vlerë elementare në një shoqëri demokratike dhe
se heqja e dënimit me vdekje është thelbësore për mbrojtjen e kësaj të drejte dhe për njohjen e plotë të
dinjitetit të natyrshëm të qenieve njerëzore;
duke dashur të forcojnë mbrojtjen e së drejtës për jetën, të garantuar nga Konventa për Mbrojtjen e
të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (që tani e tutje quhet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.