Për ratifikimin e planit të veprimit të Programit Kombëtar 2006-2010 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA)
Ligji nr. 9638, datë 9 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9638
- Data e miratimit
- 9 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 6 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2006-12-06
LIGJ
Nr.9638, datë 9.11.2006
PËR RATIFIKIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT TË PROGRAMIT KOMBËTAR 2006-2010 NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR POPULLSINË (UNFPA)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet plani i veprimit i Programit Kombëtar 2006-2010 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5128, datë 1.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
PLANI I VEPRIMIT
TË PROGRAMIT KOMBËTAR 2006-2010 MIDIS KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR POPULLSINË (UNFPA)
Kuadri
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri kanë rënë në marrëveshje të përbashkët për përmbajtjen e këtij dokumenti të planit të veprimit për programin kombëtar (CPAP) dhe përgjegjësitë e tyre për implementimin e Programit Kombëtar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.