Ligj

Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin e terrorizmit”

Ligji nr. 9641, datë 20 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9641
Data e miratimit
20 nëntor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 18 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
2 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2006-12-18

LIGJ

Nr.9641, datë 20.11.2006

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR PARANDALIMIN E TERRORIZMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin e terrorizmit”, bërë në Varshavë më 16 maj 2005.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5147, datë 12.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA

E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PARANDALIMIN E TERRORIZMIT

Varshavë, 16.5.2005

Seria e traktateve europiane ETS nr.196

HYRJE

Vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe vendet e tjera nënshkruese të kësaj Konvente:

duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të ngushtë midis shteteve anëtare të tij;

duke njohur vlerën e bashkëpunimit në rritje me Palët e tjera të kësaj Konvente;

me dëshirën për të marrë masa efektive për parandalimin e terrorizmit dhe në veçanti për përballimin e provokimit publik në lidhje me kryerjen e veprave penale me natyrë terroriste, si dhe rekrutimin dhe trajnimin për qëllime terrorizmin;

të ndërgjegjshme për shqetësimin e thellë të shkaktuar nga përhapja e mëtejshme e veprave penale me natyrë terroriste dhe nga kërcënimi terrorist në rritje;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.