Ligj

Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

Ligji nr. 9642, datë 20 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9642
Data e miratimit
20 nëntor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 18 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
2 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2006-12-18

LIGJ

Nr.9642, datë 20.11.2006

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR MASAT KUNDËR

TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5148, datë 12.12.2006 të Pre sidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

KONVENTA

E KËSHILLIT TE EUROPËS PËR MASAT KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE

Varshavë, 16.5.2005

Seria e traktateve europiane ETS nr.197

HYRJE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese të kësaj Konvente,

duke konsideruar se qëllimi i Këshillit të Europës është realizimi i një bashkimi më të ngushtë

midis anëtarëve të saj;

duke pasur në konsideratë që trafikimi i qenieve njerëzore përbën një shkelje të të drejtave të

njeriut dhe të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore;

duke pasur në konsideratë që trafikimi i qenieve njerëzore mund të rezultojë në skllavërinë për

viktimat;

duke pasur parasysh që respekti për të drejtat e viktimave, mbrojtja e viktimave dhe masat për të

luftuar trafikimin e qenieve njerëzore duhet të jenë objektiva parësorë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.