Ligj

Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG sh.a.-së

Ligji nr. 9649, datë 27 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 mars 2008.

Numri
9649
Data e miratimit
27 nëntor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 26 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
10 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2006-12-26

LIGJ

Nr.9649, datë 27.11.2006

PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG SHA-SË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i formës dhe i formulës së transferimit të aksioneve, që zotëron

shteti shqiptar në shoqërinë tregtare INSIG sha dhe i të drejtave të lidhura me to.

Neni 2

Forma e privatizimit

Forma e transferimit të 61 për qind të aksioneve të shoqërisë tregtare INSIG sha, të cilat zotërohen

nga shteti shqiptar, është transferimi me anë të shitjes, në favor të investitorëve strategjikë, nëpërmjet

procedurës "Tender i hapur ndërkombëtar", sipas formulës së parashikuar në nenin 3 të këtij ligji.

"Investitor strategjik" është shoqëria e huaj e sigurimeve, e njohur në tregun ndërkombëtar të

sigurimeve, jorezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë, e cila nuk është themeluar sipas ligjit

shqiptar, por ka qenë e suksesshme në treg dhe është në gjendje të demonstrojë e të përmbushë kapacitetet e

kërkuara për zhvillimin e INSIG -ut, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve në

Shqipëri.

Neni 3

Formula e privatizimit

Për 39 për qind të aksioneve të INSIG-ut, që u janë transferuar BERZH -it dhe IFC- së, nëpërmjet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 mars 2008 · 9892 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9649, DATË 27.11.2006 “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA-SË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.