Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për pastrimin, kërkimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhe për financimin e terrorizmit”
Ligji nr. 9646, datë 27 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9646
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 134, 22 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 6 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 134, datë 2006-12-22
LIGJ
Nr.9646, datë 27.11.2006
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR PASTRIMIN, KËRKIMIN, KAPJEN DHE KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TË KRIMIT DHE PËR FINANCIMIN E TERRORIZMIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës “Për pastrimin, kërkimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhe për financimin e terrorizmit”, bërë në Varshavë më 16 maj 2005.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5150, datë 12.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
E KËSHILLIT TË EUROPËS
PËR PASTRIMIN, DEPISTIMIN, SEKUESTRIMIN DHE KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TË KRIMIT DHE FINANCIMIN E TERRORIZMIT
Varshavë, 16.5.2005
Seria e traktateve europiane ETS nr.198
HYRJE
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese të kësaj Konvente,
duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të ngushtë midis anëtarëve të saj;
të bindur për nevojën për të ndjekur një politikë penale të përbashkët, me synim mbrojtjen e shoqërisë;
duke pasur parasysh se lufta kundër krimeve të rënda që është bërë gjithnjë e më shumë problem ndërkombëtar, kërkon përdorimin e metodave moderne dhe efektive në shkallë ndërkombëtare;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.