Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të Marrëveshjes së Hagës për regjistrimin ndërkombëtar të projekteve industriale dhe rregulloret mbështetur në aktin e Gjenevës, 1999

Ligji nr. 9647, datë 27 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9647
Data e miratimit
27 nëntor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 26 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
10 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2006-12-26

LIGJ

Nr.9647, datë 27.11.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E GJENEVËS TË

MARRËVESHJES SË HAGËS PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË PROJEKTEVE

INDUSTRIALE DHE RREGULLORET MBËSHTETUR NË AKTIN E GJENEVËS, 1999

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në aktin e Gjenevës të Marrëveshjes së Hagës për regjistrimin

ndërkombëtar të projekteve industriale dhe rregulloret mbështetur në aktin e Gjenevës, 1999.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5151, datë 12.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

AKTI

I GJENEVËS I MARRËVESHJES SË HAGËS PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË

PROJEKTEVE INDUSTRIALE DHE RREGULLORET MBËSHTETUR NË AKTIN E GJENEVËS

2 korrik 1999

DISPOZITA HYRËSE

Neni 1

Shprehje të shkurtuara

Për qëllimet e këtij Akti:

i) “Marrëveshja e Hagës” nënkupton Marrëveshjen e Hagës për depozitimin ndërkombëtar të

projekteve industriale, që, në këtë Akt, riemërtohet Marrëveshja e Hagës për regjistrimin ndërkombëtar të

projekteve industriale”;

ii) “Akt” do të thotë Marrëveshja e Hagës, sikurse është përcaktuar nga ky Akt;

iii) “Rregulla” nënkupton rregullat e vendosura në mbështetje të këtij Akti;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.