Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, të ndryshuar
Ligji nr. 9650, datë 27 nëntor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9650
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 26 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 10 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2006-12-26
5339
LIGJ
Nr.9650, datë 27.11.2006
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8607, DATË 27.4.2000 “STATUSI I
DËSHMORIT TË ATDHEUT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimi “Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit” zëvendësohet me
emërtimin “Ministria e Brendshme”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
1. Në fund të paragrafit të parë, pas fjalëve “këshilli i qarkut” shtohen fjalët “apo prefekti”.
2. Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:
“Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, për ushtrimin e përgjegjësive të caktuara
në ligj, mbështetet nga një staf teknik. Këshilli i Ministrave përcakton organin e linjës, pranë të cilit
funksionon ky staf. Përgjegjësi i stafit teknik ushtron funksionet e sekretarit të Komisionit Qendror të
Statusit të Dëshmorit të Atdheut. Stafi teknik ka përgjegjësi që, brenda 45 ditëve nga afati i mbërritjes së
propozimit, të verifikojë dokumentacionin, sipas nenit 3 të këtij ligji, të hartojë relacionin, projektaktin, si
dhe projektin e rendit të ditës dhe t’ia përcjellë ato kryetarit. Kryetari i Komisionit, sipas dokumentacionit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.