Për bankat në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 9662, datë 18 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 tetor 2026.
- Numri
- 9662
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 149, 31 dhjetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2006-12-31
6013
LIGJ
Nr. 9662, datë 18.12.2006
PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është vendosja e kushteve dhe e rregullave për krijimin, licencimin,
organizimin, drejtimin, kujdestarinë dhe likuidimin e bankave, ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe
financiare, si dhe mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Banka e Shqipërisë është autoriteti përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, në përputhje me ligjin
“Për Bankën e Shqipërisë”.
2. Subjekte të këtij ligji janë personat që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare, sipas
përcaktimeve në nenin 4 dhe 54 të këtij ligji, me përjashtim të Bankës së Shqipërisë dhe të subjekteve
të tjera, veprimtaria e të cilave rregullohet me ligj të veçantë.
Banka e Shqipërisë ka të drejtë të vendosë me akte nënligjore që subjektet e përmendura në
nenin 126, që ushtrojnë veprimtari të përshkruara në nenin 54 të këtij ligji, për shkak të natyrës,
vëllimit të veprimtarisë apo të origjinës së burimeve financiare të tyre, të përjashtohen nga zbatimi i
dispozitave të këtij ligji.
Neni 3
Sistemi bankar
Sistemi bankar në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga Banka e Shqipërisë, statusi i së cilës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 dhjetor 2016 · 131/2016 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9662, DATË 18.12.2006, “PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 9 tetor 2026 · 101/2026 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.