Ligj

Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 9665, datë 18 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 dhjetor 2022.

Numri
9665
Data e miratimit
18 dhjetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 31 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
15 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31

LIGJ

Nr.9665, datë 18.12.2006

PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUASË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj synon të rregullojë emetimin dhe menaxhimin e huamarrjes shtetërore, të borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huasë.

Neni 2

Kuptimi i huasë shtetërore

Huamarrja shtetërore është një marrëveshje e shkruar, e cila përmban rregulla për të drejtat dhe detyrimet e palëve, kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti shqiptar siguron fonde nga një apo më shumë huadhënës dhe dispozita për shlyerjen e huave.

Neni 3

Kuptimi i garancisë shtetërore të huasë

Garancia shtetërore e huasë është marrëveshja e lidhur me shkrim, e cila përmban rregulla për të drejtat dhe detyrimet e palëve, kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti është përgjegjës për detyrimet financiare të një huamarrësi, kur ai nuk arrin t'i paguajë ato në kohën dhe masën e duhur.

Garancia është detyrimi për pagesën e detyrimit financiar të një personi juridik, në rast se pala, që mban përgjegjësinë kryesore për pagesën e detyrimit financiar, nuk ka arritur ta paguajë atë në kohën e duhur.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 dhjetor 2014 · 181/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006, “PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 22 dhjetor 2022 · 92/2022 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, "Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.