Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit”
Ligji nr. 9673, datë 29 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9673
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 151, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 151, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr.9673, datë 29.12.2006
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8551, DATË 18.11.1999 “PËR
AVOKATURËN E SHTETIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit” bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
l . Shkronja “a” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“a) në çështjet gjyqësore, me obj ekt gjykimi me vlerë mbi 5 000 000 (pesë milionë) lekë, ku
një organ qendror ose vendor i administratës publike është palë kundrejt një personi privat.”.
2. Pas shkronjës “a” të pikës 1 shtohet shkronja “a/1” me këtë përmbajtje:
“a/1) në çështjet gjyqësore, ku është palë një organ i administratës tatimore ose doganore
kundrejt një personi privat, si edhe në çështjet gjyqësore, që kanë të bëjnë me mosmarrëveshje, që
rrjedhin nga kontratat administrative, sipas kuptimit të nenit 151 të Kodit të Procedurave
Administrative, me vlerë mbi 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”.
3. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“ 2. Sipas kritereve të pikës 1 të këtij neni, Avokatura e Shtetit përfaqëson dhe mbron në gjyq
interesat pasurorë të shtetit në mosmarrëveshje që mund të lindin për investimet e tij në subjektet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.