Për një ndryshim në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar
Ligji nr. 9674, datë 29 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9674
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 151, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 151, datë 2006-12-31
6127
LIGJ
Nr.9674, datë 29.12.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN
E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhet ky
ndryshim:
Neni 1
Në shkronjën “a” të nenit 25/1 dhe në paragrafin e katërt të nenit 26/1, emërtimi “Agjencia
Kombëtare e Hidrokarbureve” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia Kombëtare e Burimeve
Natyrore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5187, datë 12.1.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.