Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin vjetor të veprimit CARDS 2006 për Shqipërinë””

Ligji nr. 9671, datë 29 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9671
Data e miratimit
29 dhjetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 151, 31 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
15 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 151, datë 2006-12-31

LIGJ

Nr.9671, datë 29.12.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE “PËR PROGRAMIN VJETOR TË VEPRIMIT CARDS 2006 PËR SHQIPËRINË””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin vjetor të veprimit CARDS 2006 për Shqipërinë””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5184, datë 12.1.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIARE

KUSHTET SPECIFIKE

Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtu e tutje referuar si “Komisioni”, nga njëra anë

dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Përfituesi”, nga ana tjetër,

kanë rënë dakord si më poshtë vijon:

Neni 1

Natyra dhe qëllimi i veprimit

1.1 Komuniteti do të kontribuojë për financimin e programit “Programi vjetor i veprimit CARDS 2006 për Shqipërinë”, këtu e tutje referuar si “Programi”, i cili është përshkruar në dispozitat teknike dhe administrative në shtojcën II.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.