Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 9667, datë 29 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9667
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr.9667, datë 29.12.2006
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994 “LIGJI
MINERAR I SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Minierave” zëvendësohet me emërtimin
“Struktura përgjegjëse në ministrinë që mbulon veprimtarinë minerare.”.
Neni 2
Në fund të nenit 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Monitorim postminerar” nënkupton një proces për vëzhgimin dhe kontrollin e ndryshimit të
parametrave fiziografikë, kimikë, gjeoteknikë , si dhe për vlerësimin e efekteve të mundshme të
shfrytëzimit minerar, pas mbylljes ose braktisjes së një miniere.”.
Neni 3
Paragrafi i dytë i nenit 16 ndryshohet si më poshtë:
“Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është enti i specializuar, i cili si guron asistencë
teknike për ministrinë, nëpërmjet oponencave, monitorimeve dhe veprimtarive të tjera, që kanë lidhje
me këtë ligj.”.
Neni 4
Neni 20 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 20
Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, këshillimin,
monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive, kryhet nga specialistë të pajisur me leje nga Agjencia
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.