PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 9675, datë 13 janar 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9675
- Data e miratimit
- 13 janar 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 14 janar 2007
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 2007-01-14
LIGJ
Nr.9675, datë 13.1.2007
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 1 e nenit 109 ndryshohet si më poshtë:
“1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilat zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.”.
Neni 2
Në nenin 154 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Pika 1 riformulohet si më poshtë:
“1. Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjeçar. 4 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.”.
Në pikën 2, togfjalëshi “çdo tre vjet” shfuqizohet.
Neni 3
Dispozitë kalimtare
1. Mandati katërvjeçar, i përcaktuar në nenin 1 të këtij ligji, zbatohet për herë të parë për këshillat dhe kryetarët e bashkive e të komunave që zgjidhen në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.