Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9677, datë 13 janar 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9677
Data e miratimit
13 janar 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 14 janar 2007
Hyn në fuqi
14 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 2007-01-14

LIGJ

Nr.9677, datë 13.1.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 8 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 8

Përbërja

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përbëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë të zgjedhur nga radhët e personaliteteve në fushat e politologjisë, drejtësisë, masmedias, sociologjisë apo shkencave të tjera humanitare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë radiotelevizive, siç përcaktohet në nenet 35 e 36 të këtij ligji.

KKRT-ja ushtron veprimtarinë e vet në përputhje me këtë ligj nën mbikëqyrjen e Kuvendit.

Funksioni i Kryetarit dhe i Zëvendëskryetarit është me kohë të plotë dhe i papajtueshëm me çdo detyrë ose funksion tjetër publik e privat, me përjashtim të mësimdhënies.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.