Ligj

PËR DHËNIE AMNISTIE

Ligji nr. 9678, datë 13 janar 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9678
Data e miratimit
13 janar 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 17 janar 2007
Hyn në fuqi
1 shkurt 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2007-01-17

67

LIGJ

Nr.9678, datë 13.1.2007

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “ë” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Amnistohen personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar sipas

kreut VII “PJESA E PËRGJITHSHME” të Kodit Penal (alternativat e dënimit me burgim),

personat e dënuar me gjobë, si dhe personat e dënuar me burgim ose dënime më të lehta, të

cilëve, në datën 31 dhjetor 2006, u kanë mbetur, pa vuajtur nga ky dënim, deri në 2 vjet, me

përjashtim të parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji.

2. Amnistohen të dënuarat femra, që në datën 31 dhjetor 2006 kanë qenë baraz ose

mbi moshën 55 vjeç dhe meshkujt, që kanë qenë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, me

përjashtim të parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji.

3. U zbritet 1/4 (përsëritësve të së njëjtës vepër penale u zbriten 1/8) e dënimit të

mbetur të gjithë të dënuarve, të cilët nuk përfitojnë nga pikat 1 dhe 2 të këtij neni, me

përjashtim të parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji.

Neni 2

Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3 të këtij ligji, amnistohen të dënuarit me burgim,

të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me

përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 77, 78, 79 e 101

të Kodit Penal.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.