Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR TRANSPORTIN AJROR”

Ligji nr. 9680, datë 22 janar 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9680
Data e miratimit
22 janar 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 14 shkurt 2007
Hyn në fuqi
1 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2007-02-14

LIGJ

Nr.9680, datë 22.1.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR TRANSPORTIN

AJROR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshil lit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Mbretërisë së Belgjikës për transportin ajror”.

Neni 2

Ligji nr.9067, datë 15.5.2003 “ Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së

Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës për transportin ajror””, shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5201, datë 2.2.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

MBI TRANSPORTIN AJROR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Belgjikës:

duke qenë Palë të Konventës mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të hapur për nënshkrim në

Çikago më 7 dhjetor 1994;

me dëshirën për të përfunduar një marrëveshje plotësuese të Konventës në fjalë, për të

vendosur shërbime ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre përkatëse;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.