Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR PJESËMARRJEN NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT, DURRËS, SHQIPËRI”

Ligji nr. 9679, datë 22 janar 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9679
Data e miratimit
22 janar 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 14 shkurt 2007
Hyn në fuqi
1 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2007-02-14

LIGJ

Nr.9679, datë 22.1.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR PJESËMARRJEN NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT, DURRËS, SHQIPËRI”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për pjesëmarrjen në financimin e projektit të ndërtimit të portit të peshkimit, Durrës, Shqipëri”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5200, datë 2.2.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Projekti nr. ALB 020/Kredi

S:\Fagrts\Loan\Alb - 020(LN - Ord).rtf (06/02/2006 8:02M)

MARRËVESHJE KREDIE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT NË DURRËS, SHQIPËRI

Kjo Marrëveshje nënshkruhet më __/___/1425 H, e cila i përkon __/__/2006 G, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (këtu e tutje i quajtur “Huamarrës”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim (këtu e tutje referuar si “Banka”).

Ndërsa:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.