PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9683, datë 6 shkurt 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9683
- Data e miratimit
- 6 shkurt 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 22 shkurt 2007
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2007-02-22
LIGJ
Nr.9683, datë 6.2.2007
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohen nenet 1/1 dhe 1/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Në tarifën doganore në fuqi të Republikës së Shqipërisë, nivelet e taksave doganore ndryshojnë sipas aneksit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 1/2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të harmonizojë në tarifën doganore të Republikës së Shqipërisë masat tarifore të parashikuara në nenin 1 të këtij ligji, duke u bazuar në nomenklaturën e kombinuar të Bashkimit Europian për vitin 2007.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5206, datë 19.2.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kodi NK | Pershkrimi | Eshte | Behet
22030001 | Ne shishe | 10 | 0
22030009 | Te tjera | 10 | 0
22030010 | Ne konteniere qe mbajne me shume se 10 litra | 10 | 0
22051010 | Te nje force alkoolike aktuale ndaj volumit prej 18 % vol apo me pak | 5 | 0
22051090 | Te nje force alkoolike aktuale ndaj volumit prej me teper se18 % vol | 5 | 0
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.