Ligj

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9684, datë 6 shkurt 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9684
Data e miratimit
6 shkurt 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 14 shkurt 2007
Hyn në fuqi
1 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2007-02-14

LIGJ

Nr.9684, datë 6.2.2007

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR

KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“l. Zyra e AKKP-së në qendër ka këto përgjegjësi:

a) udhëheq dhe mbikëqyr punën për zbatimin e këtij ligji nga zyrat rajonale të

qarqeve;

b) bën shqyrtimin fillestar të kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar,

sipas mënyrës së parashikuar në nenin 11 të këtij ligji, për pasurinë e paluajtshme, të njohur

për t’u kompensuar;

c) shqyrton ankimin ndaj vendimeve të zyrës rajonale të AKKP -së në qark apo ish -

komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish- komisioneve të rretheve

ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve;

ç) mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të

AKKP-së në qark apo ish -komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe

ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-

pronarëve.

Në zbatim të përgjegjësive të veta për kompensimin, zgjidhjen e ankimeve dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.