Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME”

Ligji nr. 9685, datë 26 shkurt 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9685
Data e miratimit
26 shkurt 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 16 mars 2007
Hyn në fuqi
31 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2007-03-16

LIGJ

Nr.9685, datë 26.2.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9267,

DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT

DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozi min e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9267, datë 29.7.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe

ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 3 e nenit 72 ndryshohet si më poshtë:

“3. Shoqëria e sigurimit ose dega e shoqërisë së huaj paraqet në Autoritetin e Mbikëqyrjes

Financiare një kopje të raportit vjetor të shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar brenda 8 ditëve

nga data e marrjes, por jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës. Nëse shoqëria e sigurimit përgatit

llogari të konsoliduara ose zotëron pjesëmarrje në shoqëri të tjera, ky raport paraqitet në Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare jo më vonë se data 31 maj e vitit pasardhës.”.

Neni 2

Neni 98 “Fondi i garancisë” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 98

Fondi i garancisë

1. Fondi i garancisë së shoqërisë së sigurimit është i barabartë me 1/3 e nivelit të kërkuar të

aftësisë paguese.

2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi, brenda

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.