PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9686, datë 26 shkurt 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9686
- Data e miratimit
- 26 shkurt 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 16 mars 2007
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2007-03-16
LIGJ
Nr.9686, datë 26.2.2007
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI
PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin Këshillit te
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7 shkronja “c” paragrafi i dytë, fjalët “akte terroriste” zëvendësohen me fjalët “vepra
me qëllime terroriste”.
Neni 2
Pas nenit 7 shtohet neni 7/a me këtë përmbajtje:
“Neni 7/a
Juridiksioni universal
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që
ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime lufte;
c) gjenocid;
ç) vepra me qëllime terroriste;
d) torturë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë kryen ndonjërën nga veprat penale, për të cilat ligje të veçanta
ose marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, përcaktoj në zbatueshmërinë e
legjislacionit penal shqiptar.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.