Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9690, datë 5 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9690
Data e miratimit
5 mars 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 16 mars 2007
Hyn në fuqi
31 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2007-03-16

487

LIGJ

Nr.9690, datë 5.3.2007

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E

KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e

funksioneve publike”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Fjalia e fundit e pikës 3 të nenit 42, “Për punën e kryer në shërbim të Inspektoratit të Lartë,

zyrtarët e këtyre autoriteteve përfitojnë një shtesë 15 për qind mbi pagën mujore.”, shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5222, datë 13.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.