Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TEKNIK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË”

Ligji nr. 9688, datë 5 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9688
Data e miratimit
5 mars 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 22 mars 2007
Hyn në fuqi
6 prill 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2007-03-22

LIGJ

Nr.9688, datë 5.3.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TEKNIK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit teknik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5220, datë 13.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK NDËRMJET QEVERISË SË JAPONISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Qeveria e Japonisë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë,

duke dëshiruar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, që ekzistojnë midis dy vendeve, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit teknik;

duke pasur parasysh përfitimet reciproke nga zhvillimi ekonomik dhe social i të dy vendeve respektive;

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Të dyja qeveritë duhet të përpiqen për të nxitur bashkëpunimin teknik ndërmjet dy shteteve.

Neni 2

Marrëveshje të veçanta, të cilat lidhen me programet specifike të bashkëpunimit teknik, që do të zbatohen nga kjo Marrëveshje, duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet kompetente të të dyja qeverive.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.