PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE PËR LINJAT HEKURUDHORE NDËRKOMBËTARE KRYESORE”
Ligji nr. 9689, datë 5 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9689
- Data e miratimit
- 5 mars 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 22 mars 2007
- Hyn në fuqi
- 6 prill 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2007-03-22
LIGJ
Nr.9689, datë 5.3.2007
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE PËR LINJAT HEKURUDHORE NDËRKOMBËTARE KRYESORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen Europiane për linjat hekurudhore ndërkombëtare kryesore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5221, datë 13.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE EUROPIANE
PËR LINJAT HEKURUDHORE NDËRKOMBËTARE KRYESORE
Palët Kontraktuese,
të vetëdijshme për domosdoshmërinë për të lehtësuar dhe zhvilluar trafikun hekurudhor ndërkombëtar në Europë;
duke pasur parasysh që, për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve europiane, është e rëndësishme të parashikohet një plan i koordinuar për rregullimin dhe ndërtimin e linjave hekurudhore në përshtatje me kërkesat e trafikut ndërkombëtar në të ardhmen;
kanë rënë dakord për sa më poshtë:
Neni 1
Përkufizimi dhe miratimi i rrjetit hekurudhor ndërkombëtar “E”
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.