Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9179, DATË 29.1.2004 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE”

Ligji nr. 9687, datë 5 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9687
Data e miratimit
5 mars 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 16 mars 2007
Hyn në fuqi
31 mars 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2007-03-16

LIGJ

Nr.9687, datë 5.3.2007

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9179, DATË 29.1.2004 “PËR NJË TRAJTIM TË

VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË

INDUSTRISË USHTARAKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni l

Në nenin 7 të ligjit nr.9179, datë 29.1.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë

punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Në rast punësimi të përkohshëm me kontratë pranë ndërmarrjes, ku kanë aplikuar për trajtim,

sipas ligjit, personave përfitues, sipas ligjit në fuqi, u ndërpritet trajtimi i veçantë për kohën që janë të

punësuar. Personat përfitues rifitojnë të drejtën për t'u rikthyer në skemën e trajtimit të veçantë, me

përfundimin e punësimit të përkohshëm.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5219, datë 13.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.