PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE DETARE “PËR PËRGATITJEN NDAJ NDOTJES NGA NAFTA, REAGIMI DHE BASHKËVEPRIMI (OPRC), 1990”
Ligji nr. 9692, datë 8 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9692
- Data e miratimit
- 8 mars 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 29 mars 2007
- Hyn në fuqi
- 13 prill 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2007-03-29
581
LIGJ
Nr.9692, datë 8.3.2007
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
DETARE “PËR PËRGATITJEN NDAJ NDOTJES NGA NAFTA, REAGIMI DHE
BASHKËVEPRIMI (OPRC), 1990”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propoz imin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare Detare “Për përgatitjen ndaj ndotjes
nga nafta, reagimi dhe bashkëveprimi (OPRC), 1990”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5239, datë 20.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
KONVENTË NDËRKOMBËTARE
MBI PËRGATITJEN NDAJ NDOTJES NGA NAFTA, REAGIMI DHE BASHKËVEPRIMI,
1990
Palët e Kësaj Konvente,
të ndërgjegjshme për nevojën e ruajtjes së ambientit të njeriut në përgjithësi dhe ambientit detar në
veçanti;
duke njohur kërcënimin serioz që përbëjnë për ambientin detar incidentet e ndotjes nga nafta , që
kanë të bëjnë me anijet, njësitë detare, portet detare dhe impiantet e trajtimit të naftës;
duke ditur në radhë të parë rëndësinë e masave paraprake dhe parandalimin për mënjanimin e
ndotjes nga nafta, si dhe nevojën për zbatimin rigoroz të instrumenteve ndërkombëtare ekzistuese që
trajtojnë sigurinë detare dhe parandalimin e ndotjes detare, veçanërisht Konventën Ndërkombëtare për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.