PËR FONDIN KULLOSOR
Ligji nr. 9693, datë 19 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 31 tetor 2024.
- Numri
- 9693
- Data e miratimit
- 19 mars 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 4 prill 2007
- Hyn në fuqi
- 19 prill 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2007-04-04
LIGJ
Nr.9693, datë 19.3.2007
PËR FONDIN KULLOSOR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë trajtimin bashkëkohor të kullotave dhe livadheve,
përcaktimin e aftësisë mbajtëse dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të fondit kullosor, nëpërmjet
unifikimit të kërkesave dhe rregullave, që kanë të bëjnë me marrëdh ëniet, detyrat, të drejtat dhe
përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, qendrore dhe vendore, të organeve të specializuara
kërkimore-shkencore, pronarëve privatë dhe të biznesit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjith a kullotat e livadhet dhe për sipërfaqet me drurë
e shkurre, që përdoren për kullotë, pavarësisht nga lloji dhe format e pronësisë së tyre.
2. Nuk janë objekt i këtij ligji tokat bujqësore, arat, kopshtet frutore, pyjet, edhe pse mund të
përdoren për kullotje të bagëtive apo për kositje bari.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kullotë” është sipërfaqe toke, më e madhe se 0,5 ha, me bimësi barishtore natyrore të
dendur, në formë të qëndrueshme ose me bimësi tjetër, që plotëson kërkesat për kullotje, së bashku me
infrastrukturën përkatëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 shtator 2008 · 9996 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”
- 16 shkurt 2012 · 14/2012 · PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR
- 14 shkurt 2013 · 38/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar
- 5 maj 2016 · 49/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007, “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR
- 31 tetor 2024 · 111/2024 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.