Ligj

PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT

Ligji nr. 9695, datë 19 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 tetor 2019.

Numri
9695
Data e miratimit
19 mars 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 4 prill 2007
Hyn në fuqi
19 prill 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2007-04-04

LIGJ

Nr.9695, datë 19.3.2007

PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton procedurat e birësimit, si dhe organizimin, funksionimin e detyrat e Komitetit Shqiptar të Birësimit.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet vendosjes së përhershme në një familje birësuese;

b) marrjen e masave, që birësimet, vendase dhe ndërvendase, të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës, i cili është mbizotërues ndaj çdo interesi tjetër;

c) krijimin e një sistemi bashkëpunimi, brenda dhe jashtë vendit, për marrjen dhe respektimin e masave mbrojtëse, që parandalojnë dështimin e birësimit, rrëmbimin, shitjen ose trafikimin e fëmijëve;

ç) sigurimin e bashkëpunimit me autoritetet vendore, autoritetet qendrore të vendeve të tjera apo organizatave të miratuara prej tyre, për mbarëvajtjen e periudhës pasbirësuese.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Birësim” është procedura administrative dhe gjyqësore, nëpërmjet së cilës fëmijës, që i është privuar ose jo mjedisi familjar, i sigurohet një familje alternative, me të drejta dhe detyrime të njëjta me prindërit biologjikë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 dhjetor 2010 · 10358 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9695, DATË 19.3.2007 "PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT"
  2. 5 dhjetor 2015 · 132/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar.
  3. 9 tetor 2019 · 69/2019 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.