Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9694, datë 19 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9694
Data e miratimit
19 mars 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 4 prill 2007
Hyn në fuqi
19 prill 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2007-04-04

LIGJ

Nr.9694, datë 19.3.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE

FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8678, datë 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së

Drejtësisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Struktura dhe orga nika e Ministrisë së Drejtësisë përcaktohen sipas nenit 7 të ligjit nr.9000,

datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave””.

Neni 2

Nenet 11, 12, 13, 14 e 15 shfuqizohen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5244, datë 30 .3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.