PËR MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDIKIMET NDËRKUFITARE
Ligji nr. 9700, datë 26 mars 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9700
- Data e miratimit
- 26 mars 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 42, 14 prill 2007
- Hyn në fuqi
- 29 prill 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2007-04-14
LIGJ
Nr.9700, datë 26.3.2007
PËR MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDIKIMET NDËRKUFITARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, duke parandaluar ndikime të ndjeshme
negative, të cilat mund të shkaktohen nga projekte ose veprimtari, që kërkojnë të zhvillohen në
territoret ndërkufitare të shteteve fqinje.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet kur projekte ose veprimtari, të përcaktuara në aneksin I të Konventës së
Kombeve të Bashkuara “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”, kërkojnë të
ushtrohen në territoret e një shteti fqinj dhe parashikohet të kenë ndikime të ndjeshme negative në
mjedis ose në shëndet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Për projektet ose veprimtaritë, që kërkohet të zhvillohen në territorin e Republikës së
Shqipërisë dhe që mund të kenë ndikime të ndjeshme negative në mjedisin e vendeve fqinje apo në
hapësirat detare ndërkombëtare, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave vepron në
përputhje me kërkesat e Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe të ligjeve që rregullojnë fushën e
mjedisit.
3. Këshilli i Ministrave, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregullat dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.