Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET”

Ligji nr. 9704, datë 2 prill 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9704
Data e miratimit
2 prill 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 26 prill 2007
Hyn në fuqi
11 maj 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2007-04-26

LIGJ

Nr.9704, datë 2.4.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5265, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR “REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET”

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në vijim e emërtuar MASH, nga njëra anë, dhe

Qeveria e Republikës Italiane, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme-Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim, në vijim e emërtuar MPJ-DPBZH, nga ana tjetër,

së bashku të emërtuara “Palët”;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.